Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë çifti më i përfolur i momentit.

Dashuria dhe martesa e tyre u realizua në Big Brother por u shoqërua me polemika edhe jashtë shtëpisë së famshme.

Ditën e djeshme Luizi ka publikuar një InstaStory pranë një gruaje shtatzënë sipër të cilës shkroi: “Rrahjet më të bukura në botë”, duke hedhur kështu disa aludime.

Ndërkohë, sot burime për Kryefjala.com kanë zbuluar ditën e sotme se Kiara Tito është në pritje të ëmbël, rreth 1 muajsh shtatzënë.

Megjithatë, mbetet të shihet në ditët në vazhdim nëse çifti do të konfirmojnë një gjë të tillë.