Ukraina thotë se ka rrëzuar 22 dronë rusë në rajonin e Odessa. Kjo u komunikua nga forcat ajrore të Kievit, duke specifikuar se bëhet fjalë për dronë Shahed-136/131. Gjithsej, 25 dronë sulmues u lëshuan në jug të Ukrainës gjatë natës. Ndërkohë, Moska akuzon Kievin për përdorimin e bombave thërrmuese në Donetsk.

Ndërkohë, presidenti Volodymyr Zelensky tha dje se ushtria ukrainase po përparon në kundërofensivën e saj ndaj forcave ruse, duke hedhur poshtë kështu deklaratat e zyrtarëve perëndimorë që thonë se Ukraina po fiton terren me shumë ngadalësi.

“Forcat ukrainase po përparojnë. Pavarësisht gjithçkaje dhe çfarëdo që thuhet, ne po bëjmë përparim dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Jemi në lëvizje”, shkroi Zelensky në Telegram.