Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un duket se ka hipur në një tren dhe po shkon drejt Rusisë. Raportimi është bërë nga disa koreano-jugore të cilat citojnë zyrtarë qeveritarë vendorë.
As Rusia dhe as Koreja e Veriut nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht takimin.
Një takim i mundëshm i Kim dhe presidentit rus Vladimir Putin është paralajmëruar më herët nga zyrtarët amerikanë, të cilët thonë se dy liderët do të takohen teksa negociatat për armët përparojnë midis dy vendeve të tyre.
Nuk ka vendndodhje specifike për këtë takim të mundshëm. Nëse vizita vazhdon, kjo do të shënonte udhëtimin e parë jashtë vendit të Kim që nga pandemia COVID-19.
Me kufijtë e saj të mbyllur për shkak të kësaj për pjesën më të madhe të tre viteve të fundit, Koreja e Veriut vetëm kohët e fundit ka filluar të lehtësojë kufizimet e udhëtimit. Do të ishte gjithashtu udhëtimi i 10-të i Kim-it që nga marrja e pushtetit në 2011.