Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ndaloi në një qytet të Lindjes së Largët gjatë udhëtimit të tij në Rusi për të vizituar një fabrikë që ndërton avionë luftarakë.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë paralajmëruar Moskën dhe Phenianin që të mos vazhdojnë me marrëveshjet e ndaluara të transferimit të armëve.

Mediat ruse treguan se Kim mbërriti në Komsomolsk-on-Amur të premten dhe tha se do të vizitonte një fabrikë që prodhon avionë luftarakë të tipit Su-35 dhe Su-57.

Ekspertët e huaj thonë se Rusia dëshiron që Kim ta ndihmojë atë në furnizimin e armëve dhe në këmbim Kim mund të dëshirojë ndihmën ruse për të modernizuar forcën ajrore dhe marinën e tij, si dhe për të përmirësuar teknologjinë ushtarake të Koresë së Veriut.