Kim Kardashian nuk njihej në fotot e kopertinës për Librin e Modës CR, pasi kishte prerë shkurt flokët dhe mbante syze.
42-vjeçarja ngjasonte me partneren e ish bashkëshortit të saj Kanye West, Bianca Censori. Bukuroshja gjithashtu mbante një bluzë të bardhë pak të tejdukshme.
Veç setit të fotove, Kim zbuloi gjithashtu disa detaje të padëgjuara më parë për jetën e saj si nënë e katër fëmijëve, në intervistën shoqëruese të xhirimit.
“Secili nga fëmijët e mi është kaq i ndryshëm dhe unë e dua këtë dhe përpiqem ta ushqej atë. Kohët e fundit, kam qenë duke udhëtuar me secilin nga fëmijët e mi veç e veç për t’i marrë ata në një kohë të veçantë duke eksploruar kultura dhe botë të ndryshme”, tha Kardashian.
“Dhe në të njëjtën kohë duke bërë gjëra për të cilat ata janë të pasionuar. Për shembull, Saint e do futbollin, kështu që më ka pëlqyer të udhëtoj nëpër botë për të parë lojëra dhe të lidhem vërtet me të përmes sportit. Unë dua që të gjithë fëmijët e mi të jenë 100% ata që janë.”
“Shpresoj që fëmijët e mi do ta vlerësojnë komunitetin e familjes që ne jemi përpjekur të rrënjosim. Për gjithë familjen time, të gjithë jetojmë afër dhe kushërinjtë ndihen si vëllezër e motra. Është kaq e veçantë që të gjithë kanë njëri-tjetrin”, shtoi ajo.