Nënkryetari i Forcave Paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) të Sudanit, Abdelrahim Dagalo është shprehur se sanksionet e vendosura ndaj tij nga Shtetet e Bashkuara janë “të padrejta”.

SHBA kanë vënë në shënjestër Dagalo mbi abuzimet e të drejtave të njeriut, njoftoi të mërkurën ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara gjatë një udhëtimi në kufirin e Çadit me Sudanin, ku qindra mijëra refugjatë kanë ikur nga dhuna e vazhdueshme.

Thesari i SHBA tha në një deklaratë se kishte sanksionuar Abdelrahim Dagalo duke e akuzuar atë për udhëheqjen e një grupi ushtarësh përgjegjës për “masakrimin e civilët, vrasjet etnike dhe përdorimi i dhunës seksuale”.

Dagalo është zyrtari i parë në të dyja palët që sanksionohet që nga fillimi i luftës. Lufta shpërtheu në Sudan më 15 prill, katër vjet pasi një kryengritje popullore rrëzoi Presidentin Omar al Bashir.