Sot Partia Demokratike ka mbledhur Kuvendin Kombëtar në Pallatin e Sportit ‘Asllan Rusi’. Kryetari i PD Lulzim Basha përveç prekjes së statutit të PD-së, në vijimësi pritet t’i hapë rrugë ndryshimit të kupolës drejtuese, përfshirë Kreun e Grupit Parlamentar, që sipas statutit, zgjidhet në mesin e nënkryetarëve të partisë.

Mediat kane zbardhur edhe ndryshimet statutore që pritet të votohen. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të jetë edhe kreu i grupit parlamentar kur kjo parti të jetë në opozitë. Më këto ndryshime, Lulzim Basha do të jetë edhe kryetari i Grupit parlamentar, post të cilin e mbante Gazment Bardhi.

Po ashtu do të votohet Këshilli i ri Kombëtar dhe teksa do të mbahen fjalime të hapura, njëkohësisht edhe do të votohet. Kuvendi i sotëm, nuk do të thërrasë 7646 delegatët që ky organ i PD kishte përpara ndarjes së demokratëve. Listat, sikurse ndodhi me Këshillin Kombëtar do të pastrohen nga berishistët dhe me rifreskimet e bëra në Kuvend do të marrin pjesë rreth 5000 delegatë nga rreth 7000 që kanë qenë.

Kuvendi i fundit që PD zyrtare ka mbajtur ishte ai i 18 Dhjetorit, në kulmin e luftës me grupimin e Sali Berishës ku Basha mblodhi 5004 delegatë dhe vendosi që non gratat e SHBA të qëndrojnë larg drejtimit të partisë. Me sa duket edhe ky Kuvend do ta thellojë edhe më tej ndarjen e PD në dy kampe mes Berishës dhe Bashës.