Pasi Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi shkarkimin e ministrave që largohen nga detyra, dhe njëkohësisht emërimin në detyrë të ministrave të rinj, sot është Kuvendi që do të jap votën ose jo për ta.
Ndryshimet në qeveri u njoftuan nga Kryeministri Edi Rama, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste më 4 shtator. Olta Xhaçka, Evis Kushi, Frida Krifca dhe Milva Ekonomi nuk do të jenë më në Kabinet.
Presidenti Begaj dekretoi emërimin e Delina Ibrahimaj si Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit. Ogerta Manastirliu ministre e Arsimit dhe Sportit. Igli Hasanin ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, Ervin Mete ministër për Ekonominë dhe Financat, Anila Denaj ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Albana Koçiu ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, Arbian Mazniku, ministër Shteti për Pushtetin Vendor.
Emërimet
Igli Hasani, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme
Ervin Mete, Ministër i Financave dhe Ekonomisë
Arbjan Mazniku, Ministër i Pushtetit Vendor (Ministri e re):
Delina Ibrahimaj, Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit
Ogerta Manastirliu, Ministër i Arsimit dhe Sporti
Albana Koçiu Ministre e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale
Anila Denaj, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit
Shkarkimet
Olta Xhaçka nga posti i Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme
Delina Ibrahimajt nga posti i Ministrit të Financave dhe Ekonomisë
Edona Bilali nga posti i Ministrit të Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit
Ogerta Manastirliu nga posti i Ministrit të Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale
Evis Kushi nga posti i Ministrit të Arsimit dhe Sporti
Frida Krifca nga posti i Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit
Milva Ekonomi nga posti i Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet. Kjo ministri shkrihet.