Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndryshimin e ligjit për investitorët strategjik. Komentet Rama i bëri gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të PS-së, ku paralajmaroi se Shqipëria synon majat e industrisë botërore të turizmit.
“Shqipëria duhet të bëhet sezbën vendi europian i denjë për bukuritë dhe pasuritë që i ka falur zoti dhe ne duhet të synojmë majat e industrisë turistike botërore. Investimet qindra milionëshe, por edhe miliardëshe në euro. Ja pse ne duhet të forcojmë ndërgjegjen e një vendimmarrjeje të guximshme.
Ata që do të trashëgojnë këtë vend, do të trashëgojnë një Shqipëri të kamur. Ne duhet të rrisim menjëherë kërkesën ndaj investitorëve vendas. Kjo është një pikë kthese e re, ku ne duhet të kërkojmë më të mirën. Bëhen hotele me mermer breda, por harrojnë të bëjnë edhe depodatorin e ujërave të zeza. Në mëngjes mjaltin e luleve të egra e shërben hoteli, ndërsa largimin e luleshtrydheve njerëzore duhet ta bëjë shteti.
Statusi aktual i investitorit strategjik duhet të ndryshojë, kuadri ekzistues e ka kryer misionin e vetë, në një vend ku turizmi ishte bukë sufllaqe, shalqi me djathë, që e bënin vapën bashkë me mungesën e kudondodhur të ujit, më të papërballueshme. Tani akulli është thyer. Ky vend nuk është 200mikë kilometra katrorë, por 10 herë më i vogël se kaq”, është shprehur Rama.