Shtëpia e Bardhë ka reaguar pasi ligjvënësit republikanë nisën një hetim për shkarkimin e Presidentit të SHBA-së, Joe Biden.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, kundërshtoi planet e republikanëve , duke thënë se presidenti amerikan Joe Biden nuk kishte bërë asgjë të keqe, raportojnë mediat e huaja.

“Ata janë shfaqur pa asnjë provë, asnjë, se ai ka bërë diçka të gabuar. Presidenti nuk bëri asgjë të keqe”, tha ajo.

Gjithashtu Jean-Pierre e përshkroi hetimin e shkarkimit të fokusuar në marrëdhëniet e biznesit të djalit të Biden, Hunterit, si të mbështetur në “akuza të pabaza”. Sipas saj, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, duket se ka urdhëruar nisjen e hetimit në përgjigje të presionit nga ligjvënësit republikan të krahut të djathtë.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, njoftoi se ka udhëzuar një komitet të Dhomës që të hapë zyrtarisht një hetim për gjykimin e presidentit Joe Biden, lidhur me marrëveshjet biznesore të familjes së tij.