Më 18 shtator do të nisë Censi i Popullsisë dhe Banesave. Kryeministri Edi Rama është sot i pranishëm në konferencë hapëse për Censin.

Rama tha se kjo është një nismë shumë e rëndësishme dhe se INSTAT tashmë është çliruar nga politika dhe sa vjen e bëhet më profesionale përkunder të kaluarën e hidhur ku fshikullohej nga ndërkombëtarët për statistika të pabesueshme.

“INSTAT sot është tërësisht i çliruar nga politika. Nuk merret më me qoka politike dhe as nuk përgatit limonta me rritje dyshifrore të Shqipërisë me zhvillimin më të shpejtë në botë diku aty pak hapa prapa Kinës dhe as nuk bëhet shkak që Shqipëria të fshikullohet për statistika të pabesueshme siç ndodhte në të shkuarën”.