Presidenti kinez Xi Jinping shpalli të shtunën hapjen e Lojërave të 19-ta Aziatike në qytetin Hangzhou, kryeqendër të provincës Zhejiang të Kinës Lindore.

Kjo veprimtari sportive kontinentale, e cila do të fillojë më 23 shtator dhe do të përfundojë më 8 tetor, ka ndjekur parimet e organizimit me kosto efektive, duke mishëruar konceptin e Lojërave “të gjelbra, inteligjente, me kursim dhe të qytetëruara”.

Gjatë organizimit prej mbi 15 ditësh, rreth 12 500 sportistë nga 45 vende e rajone të Azisë do të garojnë për 481 medalje të arta të 40 lojërave.