‘Lufta’ brenda Partisë Demokratike ndërsa përplasja mes palëve vijon. Gazment Bardhi shpërfill vendimin e Kuvendit Kombëtare për shkarkimin e tij, duke thënë se është kreu i grupit. Nga oborri i Kuvendit, Bardhi i bëri ftesë edhe Lulzim Bashës që të marrë pjesë në takimin që ka thirrur me deputetët e opozitës për të unifikuar aksionin opozitar përballë qeverisë.

Grimë humor, si çdo fund vere ka nevojë për grimca humori. 7 është më e vogël se 20 apo 30. Nuk e di se kush ja qëllim ta kthejë Bashën në qesharak që të pohojë se 7 është me madhe se 20 apo 30. Parlamenti vepron me rregullat të shkruara. Është e qartë, mbledhja e deputetëve cakton kreun e grupit të PD.

Takimi i nesërm është për të unifikuar një axhendë të përbashkët parlamentare gjithë bashkë si deputetë të opozitës. Ftoj secilin koleg të bëhet pjesë për të diskutuar se si ka funksionuar opozita gjatë këtyre viteve për ti dhënë fund kësaj situata që na ka vënë në siklet dhe për të ndërtuar një aksion politik parlamentar të përbashkët.

Roli im si kreu i grupit të PD është të unifikojë çdo deputet në një qëndrim të përbashkët kundër Edi Ramës.