Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se pavarësisht gjithçkaje forcat ushtarake ukrainase po përparojnë kundër agresorit rus.

Ai shtoi se kjo ishte më e rëndësishmja për ukrainasit.

“Forcat ukrainase po përparojnë. Pavarësisht gjithçkaje dhe pavarësisht nga ajo që thuhet, ne po përparojmë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Jemi në lëvizje”, shkroi në Telegram Zelensky.