Në Forumin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Trenave Kinë-Evropë me temë “Thellimi i ndërlidhshmërisë dhe nxitja e bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta “ ,po diskutohet për zgjerimin e thellimin e bashkëpunimit pas vënies në funksionim të trenave Kinë-Evropë, një zhvillim ky që ka krijuar një strukturë të re të transportit ndërkombëtar Azi-Evropë dhe një platformë të re të bashkëpunimit ekonomiko-tregtar përgjatë linjave hekurudhore ku kalojnë këta trena.

Duke përshëndetur Forumin , presidenti kinez Xi Jinping Xi vuri në dukje se, pas vënies në funksionim të trenave Kinë-Evropë, është garantuar transporti i sigurt dhe i qëndrueshëm .Kjo ka garantuar qëndrueshmërinë e zinxhirëve globalë të furnizimit e të prodhimit dhe i ka dhënë një shtysë të re zhvillimit të ekonomisë botërore. Kina do të vazhdojë të punojë së bashku me palët e ndryshme për të zbatuar frymën e Rrugës së Mëndafshit të paqes e bashkëpunimit, hapjes e përfshirjes, mësimit të ndërsjellë e përfitimeve të përbashkëta.

Po ashtu, Kina do të këmbëngulë në parimet e diskutimit, ndërtimit e ndarjes së përbashkët dhe do të nxitë zhvillimin më cilësor, më efikas e më të sigurt të trenave Kinë-Evropë, duke dhënë kontribut më të madh për nxitjen e zhvillimit të ekonomisë botërore, për shtimin e mirëqenies së popujve të botës dhe për ndërtimin e bashkësisë me fate të përbashkëta të njerëzimit, shkruan CMG