Është mbledhur këtë të premte Konferenca e Kryetarëve për të shqyrtuar dy kërkesat e opozitës për ngritjen e një Komisioni Hetimor.
Bëhet fjalë për rastin e ndërhyrjeve në sistemin TIMS dhe për koncesionet në shëndetësi, siç janë çështja e sterilizimit dhe check-up-i.
Në konferencën e Kryetarëve nuk kanë munguar debatet, Bardhi u shpreh se nëse këto kërkesa rrëzohen do të ishte antikushtetuese. Ai ka paralajmëruar edhe një fjalë për mediat pas mbledhjes.