Katër emrat e rinj që hynë në kabinetin e Edi Ramës janë për herë të parë katër njerëz që kanë bërë vet historinë e tyre.
Ervin Mete Ministri i ri I financave, është nga të paktën prurje të Universiteti më te famshëm të botës Harvard në Shqipëri, I cili ka ndjekur një nga një shkallët e karrierës politike dhe administrative me një përkushtim profesionisti. Ai ka pasur disa poste të larta në administratën e shtetit përfshi dhe zëvendësministër financash dhe së fundmi ka qenë Drejtor I Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Aftësia e tij për të strukturuar punët në institucionet ku ka punuar është e spikatur duke I dhënë atij identitetin e një burokrati modern financash, I cili me siguri do ta çmend Edi Ramën, me vështirësinë për të firmosur çdo letër që I vënë para.
Igli Hasani Ministri I ri I jashtëm, është po ashtu një diplomat I shkëlqyer shqiptar, I shkolluar mirë në Akademinë Mbretërore në Britaninë e Madhe, dhe që ka qenë pjesë e administratës së lart të shtetit shqiptar deri ambasador I OSBE në Vjenë.
Prej aty ai dha dorëheqje pasi OSBE I besoi postin e koordinatorit Ekonomiko-Ambiental të OSBE-së, pozicioni më i larti i mbajtur ndonjëherë nga një shqiptar në Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë. Ai po ashtu shkëlqeu si diplomat në vitin që Shqipëria kishte kryesimin e OSBE duke lënë një imazh të mirë tek gjithë partnerët ndërkombëtarë.
Arbër Mazniku është po ashtu një njeri I rritur politikisht në rrugë, dhe një profesionist I zoti që u del zot debateve publike në të gjitha postet e zyrtarit të lart ku ka qenë si zëvendësministër apo nënkryetar bashkie, ndryshe nga ministra dhe zyrtarë që fshihen nga debati publik.
Detyra e tij e re si Ministër I pushtetit Lokal, është një hap normal dhe I sigurt që e plotëson atë politikisht.
Ministria e re e Shëndetësisë, vjen po ashtu nga një përvojë e gjatë dhjetëvjeçare si Drejtoresh e Administratës publike të Shqipërisë, në krye të një institucioni I cili ka pasur këto dhjet vite sulme suksese dhe dështime të cilat kanë turbulluar politikën shqiptare.
Lëvizjet e tjera brenda qeverisë, natyrisht që nuk janë ndonjë lajm I ri, por dhe ato përpiqen të ruajnë profilin e disa politikanëve që kanë ende çfarë të japin. Shumica e kryeministrave, por sidomos Edi Rama nuk gabojnë kurrë kur heqin njerëz, por kur emërojnë njerëz. Këtë radhë të paktën i shpëtoi këtij rregulli.