Një grup prej 8 personash që shpërndante drogë në lokalet e mnatës në Tiranë është goditur nga policia. Në pranga ra edhe drejtuesi Herald Rexhepaj. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka arritur të sigurojë edhe kodet përmes së cilave komunikonin shpërndarësit e drogës.

‘Më sill 3 pica’ ose ‘Shko merr fantat’, ishin kodet që ata përdornin mes njëri-tjetrit kur u shisnin kanabis ose kokainë të rinjve që frekuentonin lokalet e natës në Tiranë.