Dalin pamjet nga treni i blinduar i përdorur nga Kim Jong Un për të udhëtuar nëpër Rusi.

Imazhet e publikuara nga kanali rus Telegram Prima Media, tregon një tren të gjelbër me veshje të verdha që avullon pranë Khasan, rreth 127 km në jug të Vladivostok në lindjen e largët të Rusisë. Një burim i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Kim u takua me zyrtarë lokalë në stacionin Khasan përpara se të nisej.

Khasan është një fshat i vogël në rajon dhe trepikëshi ku bashkohen kufijtë për Rusinë, Kinën dhe Korenë e Veriut.