Këngëtarja e njohur australiane, Sia ka folur për një kapitull të errët në jetën e saj, pas divorcit nga Erik Anders Lang.

Artistja zbuloi ndikimin që ka pasur divorci në shëndetin e saj mendor, duke rrëfyer se kaloi një periudhë depresioni të thellë që e la të shtrirë në shtrat për një periudhë të gjatë kohore.

“Divorci më befasoi vërtet, më zhyti në errësirë ​​dhe isha e shtrirë në shtrat për tre vjet të mundimshëm. Isha në depresion serioz.”, tha artistja 47-vjeçare një interviste për Apple Music.

Sia tregoi më tej: “Nuk kisha energji për të punuar në muzikën time ose për të bërë shumë gjëra. Detyrat më të thjeshta dukeshin të pamundura. Përfundimisht, ngadalë fillova të tërhiqesha”.

Sia dhe Eric firmosën letrat e divorcit në vitin 2016. Në një deklaratë të përbashkët, ata shprehën se ishte një vendim i përbashkët dhe se do të ruanin miqësinë e tyre.

Pas divorcit, Sia gjeti sërish dashurinë dhe u martua me Dan Bernardin në një ceremoni romantike të mbajtur në Portofino.