Vetëm në Tiranë janë vënë në pranga mbi 112 persona, që dyshohet se janë të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.
Këto arrestime vijnë në sajë të një megaoperacioni të shtrirë nga jugu në veri, ku raportohet se total janë arrestuar mbi 200 persona me urdhër nga prokuroritë e Tiranës, Durrësit, Fier, Elbasan, Shkodrës.
Për finalizimin e këtij operacioni puna ka nisur që 6 muaj më parë, me vënien në përgjim të persona të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Sakaq, policia ka sekuestruar 3 kg kokainë, 15 kg kanabis si dhe armë.