Presidenti Bajram Begaj ka përgëzuar punën e policisë për megaoperacionin “Tempulli”.
“Përgëzime Policisë së Shtetit për profesionalizmin dhe përkushtimin në realizimin me sukses të Megaoperacionit “Tempulli”! Angazhimi i policisë dhe rezultati i shkëlqyer i këtij operacioni garanton më shumë siguri publike pranë shkollave”, shkruan Begaj.
23 grupe të shpërndarjes së lëndëve narkotike janë shkatërruar në Tiranë, Durrës, Korçë, Elbasan dhe Vlorë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Tempulli”, ndërsa në pranga ranë 233 persona.