Në dosjen hetimore të mega-operacionit “Tempulli”, e cila tregon se “pre” e kurthit të agjentëve të infiltruar ka rënë edhe Saimir Rexhepi, një personazh i njohur nga opinioni publik me emrin “Ujku i Cërrikut”.
Në bisedën që “Ujku” ka bërë me një të ri në rrjetin social Instagram, shihet të reklamojë më së miri “mallin” e tij, ndërsa “bën gjoksin gropë” se tek ai blen gjithë Cërriku, shkruan Top Channel.
“Më 8 shtator rreth orës 15.30 agjenti në mbulim me emrin e koduar “Koli” ka shkuar pranë një lavazhi në aksin rrugor Elbasan – Cërrik dhe konkretisht në afërsi të rrugës që merr drejtimin për në zonën e Llixhave. Rreth orës 15.35 pranë agjentit afrohet një person i identifikuar si S. R, i njohur ndryshe edhe si “Ujku i Cërrikut”, i veshur me bluzë me mëngë të shkurtra, pantallona të shkurtra me ngjyrë jeshile, shapka të bardha dhe që në kokë mbante një kurorë.
Ky shtetas pasi bisedon pak momente me agjentin, i dorëzon atij një send ( qese me 1.02 gramë kokainë) dhe më pas largohet në drejtim të brendësisë së lavazhit”- thuhet në dosjen hetimore.
Nga procesverbali i transkriptuar i audio-përgjimit të bisedës mes “Kolit” dhe “Ujkut të Cërrikut”, shihet se si ky i fundit përpiqet të bind agjentin e infiltruar për ta blerë duke u shprehur se “malli është k***derr fare”.
Agjenti (K): Hë ujk, e more? Gjysëm është?
R (U): Tall k…ti, e ke k..derre fare
K: E ke mall të mirë lali?
U: Nuk të bëj be kot ty unë
K: A është i mirë të paktën o vlla ?
U: Ore qafsha të gjithë e merr gjithë Cërriku.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e Saimir Rexhepit, si person i përfshirë drejtpërdrejtë në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike.