Këngëtarja e njohur Miley Cyrus ka folur si rrallë herë për ndarjen e saj të bujshme nga ish- partneri, Liam Hemsworth.

Ylli dhe aktori i njohur kanë patur një marrëdhënie me goxha ulje-ngritje, derisa vendosën të kurorëzonin dashurinë e tyre në dhjetorin e vitit 2018-të.

Mirëpo çifti vendosi të ndahej vetëm 8 muaj pas martesës së tyre dhe Liam paraqiti kërkesën për divorc vetëm pak kohë pas këtij vendimi, duke cituar si arsye të ndarjes “një martesë e parikuperushme”.

“Glastonbury ishte në Qershor dhe në atë kohë mora vendimin. Martesa ime me Liam erdhi sigurisht nga dashuria, pasi kishim 10 vite bashkë por në një farë mënyre edhe nga një traumë e përjetuar”- rrëfeu këngëtarja.

Artistja e hitit “Midnight Sky” tregoi gjithashtu se cili ishte momenti që kuptoi se marrëdhënies i kishte ardhur fundi:

“Dita e shfaqjes [Glastonbury] ishte dita kur kisha vendosur se kjo nuk do të funksiononte më në jetën time dhe nuk duhet të isha në atë marrëdhënie.”

Cyrus zbuloi gjithashtu se çfarë ka mësuar nga ai vendim. “Ky ishte një moment tjetër ku puna, performanca, personazhi im ishin të parat”, shtoi ajo.

“Unë mendoj se kjo është arsyeja pse tani është kaq e rëndësishme për mua që të mos jetë kështu që njeriu të jetë i pari.”

Miley ka shpjeguar se ajo dhe ish-bashkëshorti u përpoqën që ta shpëtonin marrëdhënien e tyre sa më shpejt të ishte e mundur por përfunduan duke lënduar më shumë njëri-tjetrin.