Përdoruesit e lenteve të kontaktit janë rekomanduar sot të kontrollojnë sytë pas përhapjes së një infeksioni të rrallë që mund të shkaktojë verbim.
Studiuesit kanë zbuluar një trefishim të rasteve me keratit acanthamoeba që prej vitit 2011. Ky infeksion shkakton inflamim dhe dhimbje në kornenë e syrit, ku më të rrezikuarit janë përdoruesit e lenteve. Nëse lihet pa trajtuar, ky infeksion mund të përhapet në të gjithë syrin, duke shkaktuar humbje të shikimit brenda pak javësh. Pacientët që janë prekur nga ky infeksion kanë humbur 25% të shikimit ose janë verbuar për shkak të kësaj sëmundje.
Autori kryesor i këtij studimi, John Dart tha se: “Kjo rritje e këtyre rasteve thekson nevojën që përdoruesit e lenteve duhet të jenë të vetëdijshëm për këto rreziqe”. Acanthamoeba është një mikroorganizëm që formon kist përreth syrit. Studiuesit rekomandojnë që personat të cilët kanë lente me disa përdorime, duhet të tregohen të kujdesshëm për t’i larë dhe për t’i tharë plotësisht përpara se t’i vendosin në sy. Pasi në të kundërt kanë më shumë rrezik që të preken nga ky infeksion.