Në Janar të vitit 2024, pritet të nisë punën Qendra e Monitorimit të Trafikut Rrugor. Kështu bën të ditur Zv/kryeministrja Belinda Balluku, ndërsa tha se në fazën e parë do monitorohet trafiku i 200 kilometrave rrugë.
“200 kilometra të cilat do të jenë të vendosura pra të gjitha pajisjet tona, sensorët, kamerat dhe gjithçka tjetër do të jenë të vendosura pikërisht në akset kryesore. Ta quajmë këtë dhe si një fazë pilotimi, pastaj me synimin për të arritur 3600 kilometra ndoshta edhe më shumë.” Qendra e kontrollit të trafikut do t’i vijë në ndihmë edhe Policia e Shtetit.
“Duke qenë se Policia e Shtetit do të jetë e vendosur në të njëjtat salla me ne do të ketë mundësinë që të kontrollojë dhe të monitorojë, duke e përdorur kështu këtë sallë të menaxhimit të trafikut për çështjet e sigurisë kombëtare që është shumë e rëndësishme.”
Deri më tani ka përfunduar thuajse 26% e punimeve.