Ditën e hënë rreth orës 14 :00 do të zhvillohet seanca e posaçme parlamentare për votim të ministrave të rinj në kabinetin e qeverisë Rama 3.
Lista e dërguar nga kryeministria mbërriti në institucionin e Presidencës dy ditë pas njoftimit të tyre nga kreu i qeverisë, ndërsa vijojnë të jenë në pritje të dekretimit.
Presidenti Bajram Begaj ndodhet në një vizitë zyrtare në Kazakistan, kthimi i të cilit do të bëhet këtë të shtunë. Të hënën pas seancës, Ministrat do të betohen në presidencë.