Nëna e Klea Gjatës në një intervistë për Report TV ka treguar se si njihej vajza e saj me Laert Haxhinë, i akuzuar për një sërë krimesh të rënda e vrasje.
‘Unë që kur ishte 8 marsi i këtij viti që i erdhi buqetë ishte pa emër. Vajza nuk e pranoi buqetën. Se nga i gjeti numrin dhe i tha ta kam sjellë unë buqetën. I tha ta kam sjellë për shenjë respekti. Vajza tha mos u merr me mua. Kam frikë më tha ti bëj bllok. Shkëputej rrinte dy javë, por e merrte vet ajo. Për të bashkëjetuar jo e jo. Vajza vetëm një natë ka ikur nga shtëpia, 3 ditë kur ishte në Tiranë për tu kuruar. Kur ka ardhur buqeta me lule jam shtangur, tha nuk e njoh se kush është,’- tha ajo.