Censusi i popullsisë do të nisë të hënën, më 18 shtator. Procesi do të zgjasë 6 javë dhe do të kushtojë 16.9 mln euro. Pandemia e Covid-19 shtyu me dy vite regjistrimin e popullsisë në Shqipëri.
Censusi 2023 është i 12-të në historinë e Shqipërisë, i pari është zhvilluar në vitin 1923 dhe i fundit në vitin 2011.
Nëse një qytetar refuzon të bëhet pjesë e censusit të popullsisë do të gjobitet nga 50 deri në 100 mijë lekë të reja.
Risitë e Censusit 2023 janë:
Përdorimi i pajisjeve elektronike tablet, të cilat do të zëvendësojnë pyetësorët letër për procesin e mbledhjes së të dhënave në terren:
Modernizimi i Sistemit të Informacionit Gjeografik (GIS), mbledhja, monitorimi, analiza dhe shpërndarja e të dhënave.