Përjetuam një shtator të nxehtë, si zgjatim të verës me temperatura 3-5 gradë më të larta se mesatarja mujore klimatike.

Por fundjava bën ndarjen e verës nga vjeshta. Nga e diela mund të themi që jemi faktikisht në vjeshtë.
“E shtuna do jetë me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare. Temperaturat maksimale do jenë 35-37 gradë Celcius. Era do fryjë intensive nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri në 15 metër për sekondë. E diela do të nisë me vranësira si dhe alternime kthjellimesh. Do ketë reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët dhe mesatar. Temeraturat do bien dhe do shënojnë deri në 28 grade celcius. Java qe vjen do karakterizohet nga mot me vranësira dhë alternime kthjellimesh. Reshjet e herëpashershme të shiut do të vazhdojnë. Fundjava shënon edhe shkëputjen nga vera e tejzgjatur.”-tha Elvi Jahaj, Sinoptikan, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.