Marjus alias Artan Tafani shpeshherë ia kishte hedhur kontrolleve të policisë, pasi ai prezantohej si shtetas grek.
Madje, gjatë kohës që ishte në arrati, rezervimin në disa hotele e bënte nga karta e falsifikuar.
Kjo që shikoni në këtë foto është pikërisht karta ID dhe është kapur nga policia në momentin që Tafani ra në pranga.
Nga verifikimet ka rezultuar se karta ishte e flasifikuar dhe nga dëshmia e tij, ai ka treguar se e kishte prej kohësh.
Po ashtu, në mometin e ndalimit atij iu gjet një pistoletë me plumb në gojë gati për qitje.