I kënaqur për rezultatin e megaoperacionit kundër lëndëve narkotike në shkollë, Taulant Balla iu drejtua samitit të ministrave të bredshëm.
Duke folur për operacionet policore dhe sezonin e suksesshëm veror, Balla tha se Shqipëria është një vend që është rritur në mënyrë të qëndrueshme në shkallët e zhvillimit.
Përpjekja jonë drejt anëtarësimit është fari që na drejton, u shpreh ministri i Brendshëm, ndërsa kërkoi më shumë bashkëpunim mes vendeve.
“Thirrje për BE-në të punojë më tepër për sigurimin e kufijve dhe forcimin e sistemit të emigracionit. Shqipëria është prekur nga flukset emigratore. Në 2022, janë ndaluar 8835 emigrantë të paligjshëm në vendin tonë. Ka rritje të numrave edhe ne 2023. Ju inkurajoj të kemi një shkëmbim më efektiv të informacioneve.
Shqipëria është dëshmitare e sulmeve të tmerrshme kibernetike. Falënderoj partnerët për ndihmën e tyre të menjëhershme. Është koha për të forcuar linjat e komunikimit”.
Krerët e delegacioneve nga 26 vende të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor do të mblidhen në Pallatin të Kongreseve janë mbledhur sot në Pallatin e Kongreseve. Ky samit mbahet për herë të parë në vendin tonë.