Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP në Shqipëri Znj. Monica Merino dhe Kryetari i Bashkia Lezhe Z. Pjerin Ndreu nënshkruan protokollin e dorëzimit zyrtar të punimeve pranë bashkisë të shkollës 9-vjeçare & kopshtit “Fran Ivanaj” Ishull-Shëngjin, një objekt arsimor ku programi #EU4Schools ka realizuar riparimin e shkollës dhe ndërtimin e kopshtit. ✔️

ℹ️ 179 nxënës, 47 fëmijë dhe 17 mësues do të nisin javën e ardhshme vitin e ri shkollor në mjedise tërësisht bashkëkohore, më të sigurta dhe dinjitoze për zhvillimin e procesit mësimor. Nga ky investim për të ardhmen përfitojnë rreth 8,100 banorë të komunitetit.

Ndërkohë, u zhvillua edhe një inspektim në kantierin e ndërtimit të shkollës 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti” Lezhë, një tjetër objekt arsimor pranë kësaj bashkie që po rindërtohet falë “EU4Schools”, i cili parashikohet të përfundojë brenda këtij viti. ℹ️ 631 nxënës, 38 mësues dhe rreth 60 mijë banorë të komunitetit do të jenë edhe përfituesit e drejtpërdrejtë të kësaj ndërhyrjeje.

I financuar nga Bashkimi Evropian 🇪🇺 me 75 milion Euro dhe i zbatuar nga #UNDPAlbania, programi “EU4Schools” po ndërton objektet arsimore të së ardhmes!

Në #fokus të tij është rindërtimi apo riparimi i 64 objekteve arsimore në 11 bashkitë më të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit, 2019, ku përfitues të drejtpërdrejtë janë rreth 25,000 fëmijë, nxënës e mësues.

ℹ️ Deri tani në kontekstin e këtij projekti kanë përfunduar 44 objekte arsimore, ndërsa 16 objekte të tjera janë aktualisht në proces rindërtimi apo riparimi.

#EU4Schools #BEpërShkollat 🇪🇺
#UNDPEUpartnership
European Union in Albania
UNDP Albania