Zëvendëskryetari i Kuvendit, njëherë deputet i PD-së, Agron Gjekmarkaj kujtoi sot kontributin e çmuar të At Zef Pllumi dhe librin e tij ‘Rrno për me tregue’.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’, Gjekmarkaj, i cili ka pasur fatin që ta njohë nga afër At Zef Pllumin, tha se ai ishte një nga mendjet më të ndritura që nuk bënte asnjë kompromis me të vërtetën.

Si e njihnit At Zef Pllumin?

Në optikën time, At Zef Pëllumi është një nga mendjet gjeniale të historisë moderne shqiptar. Një nga bijtë embelmatik të zonës së Shkrelit dhe Kishës Katolike. Sot është koha që pas 16 vitesh të ballafaqohemi me mendimin e tij, këshillat e tij, se ku do të jetë Shqipëria e sotme, e së ardhmes, në raport me vetveten dhe traditën. Po shoh një fotot në wall me Kadarenë. Të dy i shoh të dy personalitetet të botësh shqiptare, krejt të ndryshme për nga historia, dy kolonat gorike të një tempulli qytetërimor që mbetet pas shumë shtrëngatash për ta mbajtur Shqipërinë në atë që është kontinenti i aspiruar, si Europa.

Çfarë parashikoi në ato vite At Zef Pëllumi në ato vit dhe ku jemi sot….

Ai pati fatin dhe kryqin në shpinë. Ai ishte një nga martirët e Komunizmit, një nga viktimat e persekucionit, që ishte një nga martirët e kësaj periudhe dhe na la një antropologji, dëshmi të rrallë, siç është ‘Rno për me tregue’ me tre vëllime, ku dëshmon shqiptarin në epokën e komunizmit. Ai u shfaq në liri në vitin 90 ë Tiranë, mblodhi ata që ishin kundër komunizmit, si çetën intelektuale, siç ishe profesor Plasari, dhe bënë revistën ‘Hylli i Dritës’. Ai nuk reshti për të punuar deri në ditët e fundit për të çuar pa fundi djem dhe vajza shqiptare drejt universiteteve të Europës.

Si ka qenë raporti i tij me demokracinë?

Ai ka qenë një demokratët e parë në kuptimin e bindjeve, kishte vokacion liberal, ishte njeri rebel për nga natyra. Nuk u pajtua që në fillim për format neo-komuniiste që mori demokracia, apo partitë politike shqiptare, siç ishte PD. Ajo ishte më afër perëndimit, (PD), ndërsa partia Komuniste ishte ajo Socialiste. Ai nuk pati frikë që të përballej me të vërtetat e kohës, t’ua thoshte në sy personazheve të asaj kohe të politikës. Ishte një njeri jo i rehatshëm për figurat politike. Ishte në paqe me vetveten. E donte një Shqipëri demokratike, larg influencave të hapura apo të fshehura që tentonin të tjetërsonin shqiptarët. Ishte i të folurit shqeto, pa kompromis, kjo i siguronte mjaft armiq, por dhe shumë mbështetës që flasin për të edhe kësaj dite.

Çfarë di t’i sillte sot politikës shqiptare?

Ai ishte kaq i vërtetë dhe origjinal. Ishte nga ata persona që nuk gënjente kurrë, as për hall, as për qejf. Raportin me të vërtetën e kishte absolut. Nuk kishte vështirësi që të shprehte të vërtetat e veta para çdo kujt. Ishte një klerik, idealist që kishte sakrifikuar për idealet. Për diktaturën që vendosjen në politikën shqiptare dhe i dukej një demokraci e rremë në Shqipëri, në formën e një anarkie.

Çfarë i solli katolicizmi në vend?

Ai konfirmoi historinë e katolicizmit në Shqipëri, e mësuesve të mëdhenj. Ishte një nxënës i madh i mësuesve të mëdhenj. Mësuesit e tij ishin Fishta, Anton Arapi, rinindals dhe shqiptarë të mëdhenj. Përcolli amanetin e tyre dhe ndoshta ishte nga ata burra dijetar, shkrimtar, i cili lidhi epokën e katolicizmit të së shkuarës, me modernitetin pas 90 dhe u përpoq që të risillte traditën përmes botimeve përmes kujtimeve dhe të rindërtonte kishën e shkatërruar nga komunizmi.

‘Rroni për më tregua’ është konsideruar si ndërgjegjja e kohës…

Për mua është libri më emblematik në çdo pikëpamje. Individi shqiptar nuk del kurrë më i plotë në dritëhijet e veta, në virtytet dhe veset e veta, se sa në këtë libër. Raporti i tij në të shkuarën me të ardhmen, s’del kurrë më mirë se këtu. Kjo falë gjenialitetit, aftësisë dhe kurajës për të dëshmuar në raport me të vërtetat që ai mbarte.

Si ka qenë raporti i tij me Kosovën?

Çdo shqiptar, por më shumë se çdo të tjerë, pasi e kishte të gjerë diapazonin, At Zef Pllumi kishte nderim të madh për Hibraim Rugovën, e konsideronte prijës të Kosovës, politikani më modern. Përcaktimi që ka dhënë për Kosovën, është më emblematiku dhe lapidari që i ka bërë Rugovës dhe Kosovës. Miku i tij më i afërt ishte akademiku Sabri Hamiti, ishin dy malësor dhe miq të vërtetë. Ose duhej të ishte i vërtetë, ose ndryshe nuk ishe asgjë. Mendoj se e ndjente shumë shqetësimin e Kosovës. E ka përjetuar me shumë entuziazëm lirinë e saj dhe me preokupim se si do të ecte ajo në rrugën e integrimit.

Si mund të ishte qëndrimi i tij nëse do të jetonte sot në raport me situatën në Kosovë….

Jemi në një terren abstragues. Ai do të fliste vetë për veten. Por di të them një gjë…kam pasur fatin ta njoh mirë….jam fis i Zef Pllumit, nuk është meritë e imja, por është rastësi. Pllumi ishte patriot, më shumë se sa këta që e ndezin FB dhe median me deklarata patetike. Ai e ndjente shumë ndarjen e kombit shqiptar. Ai e kishte dëshmuar patriotizmin e tij që në kohë të diktaturës. Ai citonte shpesh herë një prift që vdiq në tortura. Me zinizëm shpesh herë prokurorët e pyesnin; ‘çfarë do’ dhe ai mes kllapisë thoshte; dua Shqipërinë me 4 vilajete. Dhe shpesh kështu thoshte që; kjo është ëndrra ime. E kishte pjesë të vetën Kosovën. E kemi përjetuar me shqetësim njerëzor atë që ndodhi në Kosovë, si aktin e pashembullt të Putinit në Ukrainë. Kosova u tregua në lartësinë e duhur. Kosova tregoi se ka pas vetes aleatët, si SHBA apo BE. Mendoj se faktori politik në Kosovë dhe Shqipëri duhet të ketë sintoni, nuk duhet të ketë debat folklorik. Është minimumi që kryeministri Rama të mbante qëndrim. Ai ka pasur problem me kryeministrat e Kosovës, një raport jo të duhur. Kanë prevaluar qëndrimet personale. Por duhet të ketë një politikë të jashtme, por ama duhet të kemi një politikë të jashtme të përbashkët, kjo është arma jonë e fortë. Ekzigjencat e shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve nuk kanë qenë në të njëjtën lartësi. Në disa vende të Europës ka pasur dhe pendesë ndaj reagimet kundër Serbisë. Shqiptarët, në Kosovë dhe Shqipëri duhet të bëjnë maksimalen.

E kemi bërë deri tani?

mendoj se kemi qenë pozitiv në tërësi, pasi shqiptarët, ndoshta e teprojmë që themi se jemi paqëdashës, më kokëlartë. Shqiptarët kanë qenë pozitiv, por nuk kanë qenë të strukturuar mirë që ti mbushin mendjen ndërkombëtarëve se; e vërteta është në anën tonë.

Zoti Kurti tha; ‘nga sot s’do të jetë kurrë më si më parë’. Si e komentoni këtë deklaratë?

Dialogu është rruga ku shtyn të gjithë faktorët, miqtë e Kosovës, pa i shmangur sfidat rastësore apo të organizuara nga Serbia. Në qoftë se SHBA shtyn pa cënuar armërinë e Kosovës për dialog, shqiptarët duhet të rrinë në këtë linjë. Nuk duhet të shkojmë përtej logjikës. Kjo që ka ndodhur pak ditë më parë është e rëndë, por duhet të shkojmë përballë drejtësisë dhe duhet të tregohen urat që forcojnë pavarësinë e Kosovës. Mendoj se do të ndryshojnë pozitivisht gjërat për Kosovën.