Një pronar mediash dhe pronar tokash bujqësore, Shepherd Bushiri, është njeriu më i pasur në vendin më të varfër të planetit, Malawi, Afrika Lindore. Ai ka ka një pasuri me vlerë neto prej 150 milionë dollarësh, i cili është vetëshpallur si “Profet”.
Me një popullsi prej 16 milionë banorësh, Malawi është një vend pa dalje në det në rajonin juglindor të kontinentit afrikan. Ai konsiderohet nga të gjithë indekset ndërkombëtare si vendi më i varfër në botë. Në një kohë kur bashkatdhetarët e tij do të duhej të jetonin gati 6 milionë vjet për të fituar atë sasi parash, ai kishte 150 milionë dollar neto. Ai cilësohet nga banorët si “Majori 1” ose “Profeti” i Papës në ciklet e krishtera, ku bleu tre avionë brenda dy viteve. Pasi bleu avionin e tretë të tipit “Gulf Stream III” me vlerë 37 milionë dollarë më 6 janar, ai tha për shtypin:
“Unë jam një njeri i Zotit. Besoj se duhet të jetoj duke dhënë shembull. Unë mësoj fjalët që forcojnë besimin e të gjithëve. Unë mund t’i bëj të gjitha gjërat me anë të Krishtit i cili më forcon”, tha Bushiri. Megjithatë, duket se “Profeti” e ka humbur pasazhin në Bibël ku thuhet se të pasurit duhet ta ndajnë pasurinë e tyre dhe të ndjekin atë.