Futbollisti i talentuar Ernest Muçi njihet për golat e bukur që shënon. Sulmuesi shqiptar, tundi rrjetën kundërshtare në takimin Piast Gliëice-Legia e Varshavës, sfidë që përfundoi në barazim 1-1. Të cilën miqtë e luajtën me dhjetë lojtarë prej pjesës së parë.
Lojtari i kombëtares shqiptare, shpërtheu pas golit. Shfryrja e Muçit ishte ndaj trajnerit të ekipit kundërshtar, serbit Aleksander Vukoviç me të cilin kishte punuar më herët dhe nuk kishte eksperiencë të mirë. 44-vjeçari nuk e preferonte sulmuesin për shkak të faktit që është shqiptar.
Dhe sot Muçi u hakmor ndaj tij, duke i hequr nga duart fitoren me një gol të bukur. Dhe më pas disa fjalë në stilin shqiptar.