Aktorja e njohur, Olta Gixhari, ka dhënë së fundmi një intervistë për “Pardon My French”.
Ajo ka dhënë më shumë detaje rreth karrierës së saj, punës në filmin “Në kuadër të dashurisë” si dhe për rolin në “Dancing With the Stars”.
Me këtë rast nuk mund të mungonin pyetjet edhe rreth Big Brother VIP Albania 2, pasi mori vëmendje të madhe gjatë asaj kohe.
Ajo u pyet nëse do ta ribënte edhe njëherë, ndonëse bëri bujë jashtëzakonisht të madhe me qëndrimin dhe mënyrën se si e zhvilloi lojën.
“Po, do ta ribëja. E kam menduar disa herë këtë pyetje edhe me veten time dhe po do ta ribëja. Nuk jam fare pishman që e kam bërë dhe e kam bërë në kohën e duhur. E kam shijuar shumë por mbetet aty, e kam lënë gjithçka aty natën e 1 prillit kur unë e mbylla atë derë që askush nuk e besoi sepse ishte edhe dita e gënjeshtrave, por e kam lënë të gjithë si një “eksperiencë të gënjeshtërt” po e them si metaforë këtë. E kam paketuar dhe e kam lënë aty. U riktheva në personalitetin tim dhe në përditshmërinë time psikologjike”, u shpreh ajo.
Ndërsa kur u pyet nëse do të donte të ishte në rolin e opinionistes, Gixhari tha e prerë se nuk është në ambiciet e saj.
“Jo, nuk besoj nuk e kam në ambiciet e mia këtë pozicion. Është hera e parë që e mendoj dhe mua më është bërë shumë si pyetje edhe nga njërëzit që kanë dëshirë të dinë pak më shumë se çfarë do të bëhet në të ardhmen por nuk e kam menduar me seriozitet ose me një lloj mendimi brenda”, tha tutje Olta.
E njëjta mes tjerash shtoi: “Është spektakël që të rrah zemra fort realisht. Unë kam menduar që emocionet më të mëdha kanë qenë të premierës kur unë dilja në Teatër Kombëtar por jo sepse emocionet që unë kam përjetuar dhe rrahjet e zemrës që kam pasur në ‘Prime’-t e Big Brother VIP nuk besoj se do t’i përjetoj dot më. Nuk duroj dot më. (qesh)”.