Në vijim të operacionit “Tempulli”, një 36-vjeçar është vënë në pranga, ndërsa një tjetër është lënë nën hetim pasi u kapën duke shitur drogë afër një shkolle në qytetin e Beratit.

Florenc Kullolli dhe bashkëpunëtori i tij janë arrestuar në flagrancë nga nga shërbimet e Policisë, të cilët kishin marrë informacion se në një lavazh për automjete, në afërsi të perimetrit të sigurisë së një shkolle në Kuçovë, shiteshin doza kanabisi.

Në bazë të këtyre informacioneve, uniformat blu kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar 36-vjeçarin, ndërsa kanë referuan materialet në Prokurori ku nisi hetimi në gjendje të lirë për bashkëpunëtorin e tij, B. K., 38 vjeç.

Ndërsa në kontrollet e ushtruara në lavazhin, në pronësi të Florenc Kullolit Policia sekuestroi me cilësinë e provës materiale, një sasi kanabisi, të ndarë në doza të gatshme për shitje.

Megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme.