Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se gjatë formalizimit të procesit të integrimit, BE duhet të ndryshojë qasje ndaj vendeve kandidate; ose merr gjithçka ose asgjë.

BE duhet të krijojë hapësira të reja për vendet kandidate, tha Rama, duke u shprehur entuziast për deklarimin e Presidentes Von der Leyen për një plan të ri rritje për rajonin në Samitin e Berlinit në Tiranë.
“Nga përvoja ime, kam mësuar që ekonomia asnjëherë nuk ecën mirë. Mund të jetë më mirë ose më keq. Nëse thua që ekonomia po ecën mirë, njerëzit fillojnë të urrejnë.

Ekonomitë mund të ecin mirë, mund të ecin më mirë dhe ne do të bëjmë gjithçka që të ec më mirë. Por ajo që ne po kuptojmë dhe deri diku e shohim me një farë kënaqësie është se, ky proces integrimi që sa i takon formalizimit të anëtarësimit mund të marrë gjithë kohën e nevojshme, me të gjitha traumat që hasim rrugës, nuk mund të jetë një proces që për vendet kandidate të jetë gjithçka ose asgjë.
Ose merr gjithçka kur je anëtar dhe nuk merr asgjë sa të bëhesh anëtar. Duhen hapur hapësira të reja për vendet kandidate dhe po luftojmë për këtë. Për pak javë do të mbajmë Samitin e Berlinit në Tiranë dhe po presim me padurim të dëgjojmë deklarimin/shpalljen e Presidentes Von der Leyn për një plan të ri rritje për rajonin. Ky plan do të përfshijë disa mekanizma shtesë financiare dhe po ashtu mekanizma që sigurojnë një qasje më ndryshe në tregun e përbashkët, që do të ndihmojnë ekonomitë tona që të ecin më mirë.
Duke e njohur mirë vendin tim, më duhet të them që këtë duhet të bëjmë; ekonomi që ecin më mirë. Që ecin mirë, asnjë nuk e pranon diçka të tillë, por më mirë, po.
Ne kemi një rritje mjaftë të fortë të turizmit dhe nisur nga kjo kemi të gjithë optimizmin e nevojshmë për të pritur një rritje edhe në fuishën e energjisë. Pas kësaj edhe në zhvillimin digjital. Në këndvështrimin tim teknologjia është bekim për vendet në zhvillim.
Duke krijuar një shtet të përsosur pa zhvillimet digjitale, Gjermania ka një makineri shumë të rëndë të kthehet tani pas përpërshtatjen me epokën digjitale, ndërsa vendet tona nuk e kanë këtë lloj problematike.
Kjo është arsyeja pse jemi opotimist për të ardhmen dhe unë mbetem gjitmon tragjikisht optimist [ër të ardhmen”- tha Rama.