Presidenti Bajram Begaj në një konferencë për shtyp me Vjosa Osmanin tha se Kosova është prioritet kombëtar i Shqipërisë. Begaj vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, duke thënë se janë shumë të mira.
Sot 1 vit pas vizitë sime të parë në Kosovë, kisha nderin t’i uroja mirëseardhjen Osmanit. Mirëserdhët në shtëpinë tuaj. Gjatë bisedave tona, përtej frymë vëllazërore, vëmendje patën çështjet më të rënd të interesave ndërshtetërore por edhe koordinimit më të mirë të çështjes sonë kombëtare. Lidhur me bashkëpunimin ndërshtetëror vëmendja u fokusua në thellimin e marrëdhënieve. Nënvizova se marrëdhëniet janë shumë të mira dhe duhet të udhëhiqemi nga interesi kombëtar për të thelluar bashkëpunimin në të gjitha nivelet. Askush ska pse çuditet që Kosova është prioriteti kombëtar i Shqipërisë”, tha Begaj.