Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur raste të mbajtjes në automjet, të fëmijëve nën moshën 12 vjeç, pa sistemet e fiksimit. Policia bën thirrje se kushdo që nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit, të parashikuara për pasagjerët deri në 12 vjeç, ndëshkohet me masë administrative nga 5000 deri në 15000 lekë të rinj.
Siç shihet edhe nga foto, në një automjet tip “Opel Corsa”, një i mitur qëndron në pjesën e pasme të mjetit, sipër bagazhit.
“Përgjegjësia për këtë shkelje bie mbi drejtuesin e mjetit ose mbi atë që është ngarkuar për mbikëqyrjen e fëmijës, nëse ndodhet në automjet, në momentin e kryerjes së shkeljes.
Në rast se shkelja është kryer nga drejtuesi i mjetit, përveç masës administrative, atij i vendoset edhe masa plotësuese pezullimi i lejes së drejtimit, për një periudhë nga 6 deri në 12 muaj”, njofton policia.