Pendimi i Artan Tafanit, i cili rezulton të jetë pjesë e bandës kriminale të Laert Haxhiut, në Lushnjë, ka çuar në zbardhjen e 20 ngjarjeve kriminale, mes tyre 6 vrasje të bujshme. Dy nga vrasjet janë kryer në Greqi dhe 4 të tjera në Elbasan Korçë, Lushnje, Tepelenë.
Konkretisht janë zbardhur vrasjet e: Çajup Selimit, Alban Semakut, Albi Bashaliut, Lulzim Qorrit, Fridmand Xhaferrajt, Dikens Halili.
39 vjeçari, i cili rezulton të jetë pjesë e bandës kriminale të Laert Haxhiut, në Lushnjë, ka pranuar të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë.
Arrestimi i tij u krye disa ditë më parë si autor i grabitjes së 30 mijë eurove në një exchange në zonën e Astirit në Tiranë, por u mbajtur sekret deri të mërkurën e 27 shtatorit 2023 kur ndaj tij u dha masa e sigurisë “arrest me burg” si dhe në disa qytete vijoi një operacion për ekzekutimin e 16 urdhërarresteve. Deri tani janë ekzekutuar 5 prej tyre.