Autori i grabitjes së 30 mijë eurove në Astir, Artan Tafani ka rënë në pranga, ndërsa ai është bërë i penduar i drejtësisë dhe ka zbardhur 6 vrasje. Tafani ka zbardhur vrasjen e Artur Breshës dhe plagosjen e vëllait të tij Artan Breshës.

Artur Bresha 47 vjeç u ekzekutua me armë mbrëmjen e 4 Dhjetorit 2019 në një kantier ndërtimi në Tepelenë ku ai punonte si roje. Pas vranë 47-vjeçarin, autorët shkuan edhe pranë banesës së viktimës ku gjetën në rrugë vëllain e të ndjerit, një 43-vjeçar, dhe e qëlluan me armë në këmbë duke e lënë të plagosur.