Drejtori i komunikimit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Andi Verçani deklaroi sot se të gjitha biletat janë shitur për ndjekjen e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Polonisë.

Në një intervistë për Tv Klan, Verçani tha se “21.900 tifozë do të jenë të pranishëm, nga të cilët 1200 tifozë polakë të akomoduar në sektorin e miqve si gjithmonë”.

Ai sqaroi se “kjo ndeshje ka pasur specifikat e veta të organizimit, por mund të themi që gjithçka është gati, tifozët tanë kanë vendosur koreografinë”.

Gjithashtu, Verçani tha se “do të jenë 400 stjuardë të angazhuar dhe 2000 forca policie që janë gjatë gjithë kohës për mbarëvajtjen e sekusesshme të ndeshjes para, gjatë dhe pas ndeshjes”.