Kosovo police officers search restaurant and building in northern Serb-dominated part of ethnically divided town of Mitrovica, Kosovo, Friday, Sept. 29, 2023. In one of the worst confrontations since Kosovo declared independence from Serbia in 2008, about 30 masked men opened fire on a police patrol near the village of Banjska early Sunday. One Kosovo police officer and three gunmen were killed in Sunday's shootout between Serb insurgents and Kosovo police. (AP Photo/Radul Radovanovic)

Policia e Kosovës ka përfunduar kontrollet në katër lokacione në veri të vendit, ndërsa në lokacionin e pestë kontrolli ende është duke vazhduar.

Kështu ka bërë të ditur për Klankosova.tv, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Klan Kosova përmes burimeve mëson se shënjestër e këtyre kontrolleve është edhe vila e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiq.

Sipas këtij burimi, vila e tij që ndodhet në Ujman është duke u bastisur prej orës 6:00 të mëngjesit.

Sipas njoftimit të PK-së, këto operacione janë duke u zhvilluar lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në fshatin Banjskë, raporton Klan Kosova.

“Operacioni policor është duke vazhduar nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës, me prezencën në vend ngjarje të Prokurorit (të PSRK-së). Me këtë rast Policia e Kosovës njofton qytetarët se nuk kanë nevojë për ndonjë shqetësim”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Këto urdhër kontrolle, janë duke u zbatuar në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in.