Qytetarët e Kukësit votuan këtë të diel (24 shtator), në zgjedhjet e parakohshme vendore, për kryetarin e ri të bashkisë. Procesi i votimit u mbyll në orën 19:00, ndërsa sipas KQZ-së në zgjedhje morën pjesë 45,63 %.
Më pak qytetarë ushtruan të drejtën e votës, krahasuar me zgjedhjet e 14 majit, ku fitoi socialisti Safet Gjici, mandati i të cilit zgjati pak për shkak të skandalit seksual, ku ai u përfshi. Në zgjedhjet e 14 majit morën pjesë 52.79% e qytetarëve.
Në garë janë Emri Vata i koalicionit Bashkë Fitojmë dhe Albert Halilaj i Partisë Socialiste. Procesi votimit është zhvilluar pa incidente, ndërsa ka nisur edhe grumbullimi i kutive.