A e kishit vrarë ndonjëherë mendjen se çfarë do të thotë gërma ‘i’ para emrit të një prej celularëve më të famshëm apo produkteve të tjera të Apple?
Nuk është fjala për debatin Android vs Apple por nëse keni një aparat të tillë në shtëpi atëherë bëni mirë të mësoni sa më shumë për to.
Celulari iPhone është tashmë në modelin e 15-të të tij, por shumë nuk e kuptojnë sesi ky aparat ka ndryshuar tashme mënyrën sesi e jetojmë jetën.
A nuk ju duket pak e çuditshme se para vitit 2007 nuk kishim dëgjuar asnjëherë për celularët inteligjentë, ndërsa tani nuk mund të bëjmë asgjë pa ndihmën e tyre?
Po le të kthehemi te cështja e ‘i-së’ në fillim të fjalës.
Shumë njerëz besonin fillimisht se ajo ishte një simbol për ‘internet’.
Ndërsa të tjera thonin se ajo qëndronte për të treguar celularin ‘inteligent’.
Të tjerë mësonin se do të thoshte ‘inovacion’.
Por cila të jetë e vërteta?
Në realitet ekspertët thonë se gërma do të thotë disa gjëra njëherësh, siç ka përmendur më parë dhe ish-kreu i Apple, Steve Jobs.
Para vdekjes, Jobs zbuloi se gërma ‘i’ në kompjuterin iMac donte të simbolizonte fjalët ‘internet’, ‘individual’, ‘instruct’, ‘inform’, dhe ‘inspire’(frymëzo).
Ai shtonte gjithashtu se gërma do të thoshte një ‘përemër personal’ I, anglisht- unë) , apo instruktim për njerëzit.
Rrjedhimisht nuk është se ka një përgjigje të saktë për çështjen, por të paktën keni disa opsione nga të cilat mund të zgjidhni vetë, shkruan me shaka rrjeti Ladbible.
Ndërkohë iPhone, i ri në version 15 ka dalë së fundmi në treg, sipas prodhuesve me opsionet më të avancuara në tre vitet e fundit.
Kreu i ri i Apple, Tim Cook ka shpjeguar se celulari ri ka ekran më të madh dhe rezistent ndaj përplasjeve, kamera inteligjente dhe filtra zhurme në mikrofon.
iPhone 15 nis nga çmimi $799 kurse iPhone 15 Plus nga $899, që në SHBA është i njëjtë me çmimin e modelit pararendës, thonë mediat.