Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i koduar ‘Tempulli’ i policisë së Shtetit që çoi në arrestimin e mbi 233 personave. Ndër ta, është arrestuar edhe personazhi i njohur i internetit ‘Ujku i Shijakut’, Saimir Rexhepi. Në përgjimet që dalin sipas mediave, evidentohet momenti kur Rexhepi siguron klientin e tij, që në fakti ishte agjenti i policisë se drogën e kishte shumë të mirë, madje ja kërkonte i gjithë Cërriku.

Përgjimi:

Agjenti (K): Hë ujk, e more? Gjysmë është?

Saimir Rexhepi (Ujku): Tall k…ti, e ke k..derre fare

K: E ke mall të mirë lali?

Ujku: Nuk të bëj be kot ty unë!

K: A është i mirë të paktën o vëlla ?

Ujku: Ore qafsha të gjithë e merr gjithë Cërriku.