Nga Mero Baze/
I vetmi që e pret I shqetësuar Kuvendin e PD drejtuar nga Lulzim Basha është Sali Berisha. As Basha vet nuk reflekton ndonjë shqetësim apo pritshmëri shumë të madhe. Gjysma e ekipit me të cilë tun da nga Berisha dy vjet më parë tani po notojnë drejt Berishës.
Por kjo nuk e qetëson Sali Berishën. Atij nuk I bëjnë punë disa numra më shumnë apo më pak. Atij I bën qoftë dh enjë numër I vetëm që të thotë jam në opozitë por nuk jam me Sali Berishën. Kjo e dërmon psikologjikisht dhe I prish skemën, pasi qëllimi I tij është ta ketë fushën e opozitës të lirë dhe ta kontrolloj ai. Kjo është e vetmja aryse përse ai është I shqetësuar nga Kuvendi I PD ditën e shtunë. Ka 24 orë që bën diversione duke I dërguar ftesa për negociata grupit të Gazmend Bardhit dhe duke përjashtuar nga negociatat dy drejtuesit kryesor të PD zyrtare Bashën dhe Alibejn.,
Por sic e thashë Berishës nuk I bën punë as Bardhi as Tabaku as gjithë grupi I shkëputur nga Basha nëse shkojnë atje. Berishës I bën punë vetëm shkrija e PD dhe marrja e plot e kontrollit të opozitës prej tij, me qëllim që të lërë të pa përfaqësuar grupin antiberishë në opozite.
Ndaj në këtë pikë, kjo është dhe vlera e vetme e kuvendit të PD së Lulzim Bashës.
Nuk është çështje numrash apo klanesh. Nuk është çështje fryme opozitare. Mbi të gjitha është çështje parimore, pasi Kuvendi përfaqëson një nga arsyet themelore pse është përcarë opozita. Është përçarë për shkak të Sali Berishës dhe do ekzistoj gjithnjë një opozitë që nuk është me Sali Berishën.
Bardhi, Tabaku apo të tjerë mund të krijojnë po ashtu partitë e tyre dhe më vonë të negociojnë bashkim të opozitës me partitë e tjera opozitare jo të Berishës. Por shkuarja drejt Berishës është thjeshtë një akt kamikaz. Por nëse duan të shkojnë i kanë shumë të lehta negociatat me Berishën. Ata mund ti premtojnë atij madje dhe Lulzim Bashën me kusht që të ik Berisha dhe të vendoset dikush tjetër. Po qe se pranon këtë kusht ska nevojë për negociata. Madje as për Kuvend të PD këtë fundjavë.