Viti 2023 nuk ka qenë aspak i thjeshtë në Hollivud, pasi disa nga çiftet e famshëm u divorcuan, duke vrarë besimin në dashuri të fansave të tyre.
Më poshtë, pesë divorcet kryesore që tronditën audiencën globale:
1. Britney Spears dhe Sam Asghari:
Çifti u martua në vitin 2022 dhe i dha fund martesës brenda një viti. TMZ raportoi se Britney dyshohet se e tradhtoi Sam, me kujdestarin e saj Paul Richard Soliz. Një burim i tha US Ëeekly se Paul u pushua nga skuadra e Britney-t kur u zbulua se po shkonin së bashku, por më vonë u rikthye në punë. Megjithatë, ajo i ka mohuar akuzat pasi brime nga ana e saj zbuluan se Sam nuk po kalonte më kohë me të dhe zhdukej për muaj të tërë, kjo është arsyeja pse ajo ndihej “e zhgënjyer”.
2. Ariana Grande & Dalton Gomez:
Ariana filloi të takohej me Dalton, një agjent imobiliar, në shkurt 2020 dhe u martuan pas një viti e gjysmë. Çifti shpesh postonte foto të lezetshme në rrjetet e tyre sociale. Por këtë vit në Wimbledon këngëtarja u pa pa unazën e martesës dhe së shpejti lajmi i divorcit të tyre shpërtheu në internet. Sipas People, dyshja kanë vendosur të qëndrojnë miq.
3. Sofia Vergara & Joe Manganiello:
Sofia Vergara dhe Joe Manganiello vendosën të ndaheshin pas shtatë vitesh martesë. Page Six raportoi një deklaratë të përbashkët nga të dy, ku kërkonin privatësi. Më parë, fansat vunë re se Sofia udhëtoi në Capri me miqtë dhe burri i saj nuk shihej askund.
4. Reese Witherspoon dhe Jim Toth:
Pas 12 vitesh martesë, Reese Witherspoon dhe bashkëshorti i saj Jim Toth nënshkruan një marrëveshje për zgjidhjen e martesës, raportoi TMZ. Vetëm katër muaj pas njoftimit të ndarjes, të dy nënshkruan gjithashtu një plan prindërimi, në gusht 2023. Në një deklaratë të përbashkët në mars, dyshja tha: “Me shumë kujdes dhe konsideratë kemi marrë vendimin e vështirë për t’u divorcuar. Kemi shijuar kaq shumë vite të mrekullueshme së bashku dhe po ecim përpara me dashuri, mirësi dhe respekt të ndërsjellë për gjithçka që kemi krijuar së bashku”.
5. Joe Jonas & Sophie Turner:
Divorci i fundit ka pushtuar internetin pasi Joe dhe Sophie njoftuan ndarjen e tyre në një deklaratë të përbashkët të postuar prej tyre më 6 shtator.
Joe dhe Sophie u martuan në vitin 2019. Spekulimet e divorcit filluan të ndizen kur dyshja shitën rezidencën e tyre në Miami në gusht të vitit 2023 dhe këngëtari performoi në një koncert pa unazën e tij të martesës.
Sipas të përjavshmes amerikane, të dy po ndahen sepse “nuk janë në gjendje të gjejnë kohë për njëri-tjetrin në mes të orareve të ngjeshur” dhe kanë vendosur të “përparojnë në karrierën e tyre”.